Mexhiti: Mbi 8 milionë denarë investim për rrugën 157
- Në Gazi Babë po finalizohet një projekt infrastrukturor që i jep kësaj zone pamje të re dhe përmirëson ndjeshëm kushtet për qytetarët. Punimet përfshijnë asfaltimin e rrugës 157, në segmentin nga xhamia deri te shkallët në bulevard, duke e shndërruar këtë rrugë në një hapësirë funksionale dhe të rregullt, kumtoi Komuna e Çairit.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:11, 18 prill, 2026
Shkup, 18 prill 2026 (MIA) - Në Gazi Babë po finalizohet një projekt infrastrukturor që i jep kësaj zone pamje të re dhe përmirëson ndjeshëm kushtet për qytetarët. Punimet përfshijnë asfaltimin e rrugës 157, në segmentin nga xhamia deri te shkallët në bulevard, duke e shndërruar këtë rrugë në një hapësirë funksionale dhe të rregullt, kumtoi Komuna e Çairit.

Projekti është realizuar nga fillimi, duke përfshirë ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik funksional, ndriçimit publik, asfalt cilësor dhe trotuare të rregulluara që rrisin sigurinë dhe standardin e jetesës për banorët.

"Ky është një investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari. Me mbi 8 milionë denarë investim, po krijojmë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për banorët e kësaj zone", deklaroi Mexhiti.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin mbi 8 milionë denarë, nga të cilat 2.8 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit për rrjetin e ujësjellësit, ndërsa rreth 5.2 milionë denarë janë investim i Komunës për pjesën tjetër të projektit. ab/
Fotо: Komuna e Çairit