• e enjte, 19 dhjetor 2024

Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës në përgatitjen e projekteve: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët

Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës në përgatitjen e projekteve: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët

Shkup, 18 tetor 2024

Në një intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.

“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kuadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor", tha Mexhiti për TV21.

Lëvizja Demokratike

____________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR