• e enjte, 19 dhjetor 2024

Janë larguar përkohësisht dy mjekë nga Klinika e fëmijëve, për të cilët zhvillohet procedurë disiplinore për vdekjen e fishnjes 14 muajshe

Janë larguar përkohësisht dy mjekë nga Klinika e fëmijëve, për të cilët zhvillohet procedurë disiplinore për vdekjen e fishnjes 14 muajshe

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, lidhur me rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të dy punonjësve shëndetësorë - mjekëve specialistë nga institucioni shëndetësor, ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura disiplinore, në pajtim me nenin 192 paragrafi 2 të Ligjit për kujdesin shëndetësor, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë në procedurë disiplinore. Për këtë pasdite ka informuar Klinika e Fëmijëve.

"Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi Fletparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024", theksojnë nga Klinika.

Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore.

Gjatë mbikëqyrjes së bërë profesionale në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe në Klinikën për sëmundje resepiratore tek fëmijët - "Kozle", janë konstatuar mungesa të theksuara edhe atë sistemike, teknike nga aspekti i pajisjes dhe profesionale, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të hënën.

Duke folur për këto dy klinika në Shkup, ai njoftoi se në pjesën e mungesave sistemike është konstatuar mosekzistim i rekomandimeve ose algoritmeve për triazhimin e pacientëve gjatë pranimit dhe trajtimit të mëtejshëm.

"Gjithashtu, është konstatuar nevoja nga trajnimi i vazhdueshëm i mjekëve të Klinikës për sëmundje të fëmijëve për mbështetje të zemrës-respiratore. Lidhur me mungesat teknike, në "Kozle" është konstatuar nevojë nga aparatura përkatëse për ofrim të mbështetjes respiratore - invazive dhe joinvazive", sqaroi Taravari.

Ministri shtoi se gjithashtu, është konstatuar nevoja nga sigurimi i video-laringospit për Klinikën e fëmijëve, si dhe avancimi në pjesën e organizimit të transportit të pacientëve nga një institucion në tjetrin.

"Nga aspekti e vërejtjeve të ekspertëve, Komisioni për mbikëqyrjen e ekspertëve ka konstatuar shkelje në vlerësimin e nevojës për shtrimin në spital gjatë ekzaminimit të dytë të foshnjës në Klinikë të kryer më 03.10, ndërsa në Kozle një vlerësim joadekuat dhe të parakohshëm për peshën e vështirësive respiratore dhe trajtimin", theksoi Taravari.

Dje në një konferencë për media duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari tha se shpreson që të merren disa masa për dy drejtorët. Ministri nënvizoi se pret të ketë njëfarë përgjegjësie.

“Unë si ministër nuk jam gjykatës, as prokuror. Unë si ministër kam angazhuar një komision, edhe atë mendoj kompetent, që ka dhënë raport të hollësishëm se çfarë ka ndodhur, tani raporti është dërguar në klinika. Presim të shohim se si do të veprojnë drejtorët. Më tej mund të marrim masa ndaj drejtorëve, ndaj punonjësve... nuk ka ku të shkarkojë ministri. Ministria dhe ministri duhet të insistojnë që drejtorët të marrin masa për ata mjekë që kanë bërë një lloj, le të themi, nëse nuk them - një gabim, megjithatë, një anashkalim. Kështu kemi konstatuar bashkë me komisionin se është bërë mbikëqyrje”, u përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR