Arrihet marrëveshje për qeveri të re të Gjermanisë
- – Blloku konservator gjerman CDU/CSU arriti marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për formimin e qeverisë së ardhshme.
- Post By Fitore Curri
- 15:53, 9 prill, 2025

Berlin, 9 prill 2025 (MIA) – Blloku konservator gjerman CDU/CSU arriti marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për formimin e qeverisë së ardhshme.
Marrëveshja vijoi pas bisedimeve të vështira disa javore pasi Unioni Demokristian i Fridrih Merc dhe Unioni Kristian Social (CSU) fituan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt.
Merc (69) do ta zëvendësojë kancelarin e deritanishëm Ollaf Shollc. fc/
Foto: DPA