• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc në Tiranë: Evropa është e vendosur të vazhdojë me mbështetjen e fortë për Ukrainën

Merc në Tiranë: Evropa është e vendosur të vazhdojë me mbështetjen e fortë për Ukrainën

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Kontinenti evropian përballet me një sfidë ashtu siç nuk ka ekzistuar me dekada - lufta në Ukrainë dhe Evropa është e vendosur të vazhdojë t'i japë mbështetje të fortë Ukrainës - ndihmë ushtarake, ekonomike, financiare dhe çdo lloj ndihme tjetër, tha kancelari gjerman Fridrih Merc në seancën e parë plenare në samitin e Komitetit Politik Evropian në Tiranë.

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në, Merc tha se duhet të bëhen përpjekje që të mbahen amerikanët në anën evropiane, sepse vendet e Evropës nuk mund ta kompensojnë atë që e bëjnë për paqen dhe stabilitetin e atij kontinenti.

 Ai gjithashtu vuri në dukje problemin me migracionin me të cilin përballet Evropa dhe tha se për këtë çështje duhet të bëhet më shumë dhe atë "fuqishëm dhe me efikasitet".

Merc në lidhje me mbrojtjen tha se furnizimet ushtarake janë të domosdoshme, por që ai kërkon të mos flitet për para, por për efikasitet dhe qëndrueshmëri të ekonomisë.

Ai tha se Gjermania, kur bëhet fjalë për furnizimet, ka bërë një hap në drejtim të mirë dhe tregoi në vlerën e bashkëpunimit më të mirë në këtë drejtim në kontinent.

Kancelari gjerman shtoi se duhet të zgjidhen problemet me migrimin dhe konkurencën, por paralajmëroi se duhet treguar kujdes sepse demokracitë evropiane janë në rrezik. sa/

Foto: Merc në X

QËNDRONI TË LIDHUR