• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve në afërsi të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve në afërsi të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikqyrje kufitare dhe kontroll kufitare “Bogorodicë” pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” mbrëmë rreth orës 21:00 në afërsi të një hoteli në Gjevgjeli, e kanë privuar nga liria A.M. (21) nga Shkupi, njoftuan sot nga MPB.

"Rreth orës 20:00 në afësri të fshatit Bogorodicë-Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë vërejtur automjetin 'audi' me targa nacionale të Kosovës, të cilin ai e ka drejtuar, se si në të njëjtën kanë hyrë migrantë, pas çka kanë dhënë shenjën për ndalje. Ai nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me qarkullimin në autostradën A1 në aksin Gjevgjeli-Shkup dhe në afërsi të tunelit 'Javoricë' i ka zbritur migrantët. Pas kësaj, është kthyer përsëri në autostradën A1 në aksin Shkup-Gjevgjeli dhe në ora 21:00 është ndaluar dhe është privuar nga liria", thuhet në kumtesë.

Pas kërkimit të terrenit, janë gjetur katër persona migrantë nga Siria. Për rastin është informuar Prokurori Publik, kurse personi është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR