• e hënë, 16 dhjetor 2024

QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura, të gjitha janë shuar

QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura, të gjitha janë shuar

 Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, të gjitha janë shuar.

 "Në komunën Gjoçe Petrov, dy zjarre - në lagjen "Stopanski Dvor" dhe përgjatë rrugës "Sharplaninska", është djegur bar i thatë, si dhe përgjatë “Kaçaniçki pat”. Në Gazi Babë dy zjarre - në deponinë "Vardarishte" digjen mbeturina dhe bar i thatë, ndërsa përgjatë rrugës "Ranka Milanoviq" është djegur deponi. Në Studeniçan, në fshatin Koliçani i Poshtëm janë djegur deponi. Në territorin e Manastirit dy zjarre - në Ndërmarrjen Publike "Ujësjellës" dhe në vendin e quajtur  “Smolevo”është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në territorin e Gjevgjelisë janë djegur dy zjarre - një deponi e egër dhe bar i thatë. Në komunën e Novosellës, mbi fshatin Stinik, është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në rajonin e Kumanovës dy zjarre – afër “Pçinjski Pat” kanë djegur bar të thatë dhe është djegur edhe një kamion, ndërsa në afërsi të fshatit Pçinjë, është djegur bari i thatë dhe një kasolle. Në territorin e komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në fshatin Nagoriçan, është djegur bar i thatë", thonë nga QMK.

 Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.381 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. Si reale janë kategorizuar 59,97 për qind e thirrjeve.

 "Në polici janë bërë 45,84 për qind e thirrjeve, në Urgjencën mjekësore 17,53 për qind, te zjarrëfikësit 9,21 për qind, ndërsa te LAMM - 0,23 për qind për qind nga thirrja reale", shtojnë nga QMK-ja. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR