• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nga sot fillon paraprogrami i "Beach Film Festival"

Nga sot fillon paraprogrami i

 Ohër, 3 korrik 2024 (MIA) - Në plazhin Saraishte në Ohër si paraprogram nga sot deri të dielën do të shfaqen filmat për të gjitha moshat, në kuadër të edicionit të shtatë të "Beach Film Festival". Projeksionet janë të hapura dhe falas për të gjithë vizitorët.

 Festivali do të mbahet nga 17 deri 21 korrik të këtij viti dhe do të ofrojë program me projeksione filmike me performancë muzikore në katër lokacione në Ohër, edhe atë në plazhin Sllavija dhe Saraishte, Brod Armada dhe Qendra Kulturore e Rinore. 

 Këtë vit, në fokus është Spanja me mbështetjen e Ambasadës spanjolle në vend dhe do të shfaqen filma për të gjitha moshat, përfshirë edhe të vegjlit. 

 Filmat e përshkruajnë gjendjen aktuale të botës, problemet bashkëkohore, emigrimet, të drejtat e fëmijëve, familjes dhe lidhjet. qa

Foto: pllakat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR