• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSDM: Socialdemokratët e vërtetë nuk do t'i pranojnë thirrjet e patriotëve të rrejshëm nga ZNAM

LSDM: Socialdemokratët e vërtetë nuk do t'i pranojnë thirrjet e patriotëve të rrejshëm nga ZNAM

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - LSDM sot përmes kumtesës reagoi ndaj konferencës së djeshme për shtyp të zëdhënësit të Lëvizjes ZNAM, Nikolla Memov, i cili duke e komentuar zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, tha se është e hapur ftesa në ZNAM për pranim të të gjithë anëtarëve të ndershëm të LSDM-së.

"Socialdemokratët e vërtetë të cilët luftojnë me zemër dhe me shpirt për realizim të vlerave socialdemorkate asnjëherë nuk do t'i pranojnë thirrjet e patriotëve të rrejshëm nga ZNAM. Maksim Dimitrievski për disa vende dhe funksion të kryetarit të komunës u bë shërbëtor dhe dorë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit. Ësgtë e turpshme dhe për keeqardhje të shihen ish-sekretarë të prëgjithshëm të LSDM-së si ministra dhe të dëgjueshëm në Qeverinë të cilën e udhëheqin njerëz që dëshirojnë t'i vrasin bashkëpartiakët e tyre të deridjeshëm. Është e turpshme për ish-deputteë të LSDM-së të jenë funksionarë në pushtetin e Mickoskit. Nga kjo turpërohen dhe e dënojnë anëtarët e vërtetë të LSDM-së", thuhet në reagim.

Nga LSDM thonë se janë opozota e vetme e vërtetë e cila do të luftojë për të parandaluar, siç theksojnë, politikat e dëmshme të Qeverisë së Mickoskit dhe satelitit të tyre ZNAM.

Zëdhënësi i ZNAM dje në konferencë prë shtyp ia uroi zgjedhjen Venko Filipçes si lider i ri i partisë, ndërsa epilogun e zgjedhjeve të brendshme partiale në LSDM e vlerësoi so jodemokratik dhe jolegjitim. Memov tha se në LSDM bëjnë pjesë njerëz shumë të ndershëm dhe të aftë dhe se është e hapur ftesa për pranim të të gjithë atyre anëtarëve. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR