Nesër pa ujë Çairi, Fusha e Tophanes, Autokomanda, Zhelezara, Buteli dhe Vizbegu për shkak të ndërlidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.
- uke filluar nga nesër në orët e hershme të mëngjesit, me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi "Bosnja dhe Hercegovina", Çairi, Fusha e Tophanes, Autokomanda, zona e lartë e Zhelezarës dhe Butel 1, për shkak të kyçjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.
- Post By Melahat Baftija
- 18:32, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Duke filluar nga nesër në orët e hershme të mëngjesit, me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi "Bosnja dhe Hercegovina", Çairi, Fusha e Tophanes, Autokomanda, zona e lartë e Zhelezarës dhe Butel 1, për shkak të ndërlidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.
NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup sot kumtoi se aktivitetet e punës pritet të përfundojnë për më pak se 15 orë, ku shumica e orëve do të ndahen për zbrazjen dhe mbushjen e tubacionit kryesor.
"Të shtunën (31 maj), duke filluar nga ora 00:00, janë planifikuar aktivitete për rregullimin e tubacionit kryesor të ujësjellëit dhe montimin e një ventili rregullator, për të cilin qëllim është përgatitur një plan që parashikon një procedurë të saktë për përfundimin e shpejtë dhe efikas të një ndërhyrjeje të tillë. Qëllimi kryesor i këtij Plani operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit të ujit, si dhe zvogëlimi i humbjeve të ujit", theksohet në kumtesën. mb/
Foto: NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup