Mickoski-Orban: Partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me një dinamikë ende më të madhe
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest pati takim me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban.
- Post By Sara Ademi
- 17:01, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest pati takim me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban.
Mickoski në Fejsbuk publikoi se biseda është fokusuar në bashkëpunimin e shkëlqer dypalësh mes Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe në mundësitë për thellimin e tij të mëtejshëm.

"Hungaria është miku ynë i sinqertë, mbështetës i fuqishëm i integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe partner i rëndësishëm strategjik. Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e vendosur në rrugën e saj evropiane, për realizimin e perspektivës evropiane dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, me siguri se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me dinamikë edhe më të madhe", thuhet në njoftimin e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest mori pjesë në konferencën SRAS (The Conservative Political Action Conference) e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservatore në botë. sa/
Foto: FB Mickoski