• e martë, 25 qershor 2024

Arrestohet kontrabandisti, gjenden 20 migrantë

Arrestohet kontrabandisti, gjenden 20 migrantë

 Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Në autostradën Gjevgjeli - Shkup, në afërsi të pikës pagesore Smokvicë, nëpunësit policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim në Byronë për Siguri Publike,kanë privuar nga liria personin D.C. (44 ) nga Vinica. Gjatë kontrollit të kamionit “Citroen Jumper” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 20 migrantë,  19 nga Siria dhe 1 nga Iraku, mes të cilëve katër të mitur.

 Siç informon MPB-ja, ai paraprakisht nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga nëpunësi policorë, ka vazhduar lëvizjen dhe me automjetin ka thyer rampën e kabinës së pagesës, pas së cilës ka dalë nga automjeti dhe është larguar nga vendi.

 "Menjëherë pas marrjes së masave, D.C. është gjetur dhe privuar nga liria. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin publik kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa migrantët janë vendosur në qendrën e pranimit për të huaj në Shkup.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR