• e premte, 05 dhjetor 2025

Dita e fitores mbi fashizmin

Dita e fitores mbi fashizmin

Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Bota sot e shënon Ditën e fitores mbi fashizmin. Më 9 maj të vitit 1945 me nënshkrimin e kapitulimit pa kushte të Gjermanisë naziste, zyrtarisht mori fund Lufta e Dytë Botërore në të cilën morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë apo 96 për qind të popullatës botërore dhe e cila mori mbi 50 milionë jetë.

Kapitulimi pa kushte i Rajhut të tretë u nënshkrua në Berlinin e shkatërruar, vetëm disa minuta pas mesnate, më 9 maj. Kapitulimin, në emër të Komandës supreme gjermane e nënshkruan feldmarshali Vilhelm Kajtel, gjenerali Hans Jirgen Shtumpf dhe admirali Hans Georg fon Frideburg. Nga ana e aleatëve marrëveshjen e nënshkruan marshali rus, Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik, Artur Teder.

Nga mbi 50 milionë viktimat, 20 milionë ishin nga ish-Bashkimi sovjetik, ndërsa mbi 30 milionë ishin civilë.

Në kampet naziste u vranë rreth 12,5 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj. DËmi material nga Lufta e Dytë Botërore vetëm në Evropë u vlerësua në rreth 260 miliardë dollarë amerikanë.

Në Lindjen e largët, lufta përfundoi madje më 2 shtator 1945, kur Japonia kapituloi pas bombardimit të Hiroshimës dhe Nagasakit me armën, deri atëherë të panjohur, bombën bërthamore. Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koalicionit antifashist. Në luftimet kundër okupuesve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, në Maqedoni jetën e humbën 33.000 njerëz, përfshirë edhe mbi 7.000 hebrenj maqedonas, të cilët u deportuan në kampin e përqendrimit Treblinka.

 

Me rastin e 9 majit 0 Ditës së fitores mbi fashizmin, delegacione të shumta sot do të vendosin lule para përmendores "Çlirimtarët e Shkupit" në oborrin e Qeverisë dhe në varrezat partizane në Butel. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR