• e premte, 05 dhjetor 2025

Debati për amendamentet për ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme

Debati për amendamentet për ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme

Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për vetëqeverisje lokale dhe Komisioni ligjvënës-juridik. 

Në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme është një debat amendamentesh mbi Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme. Sipas informacionit nga faqja e internetit të kuvendit për ndryshimet dhe plotësimet është paraqitur një amendament dhe është parashtruar nga Monika Zajkova, me të cilin deputetja kërkon, ndër të tjera, që ambasadori i emëruar nga radhët e zyrtarëve diplomatik dhe konsullor të ketë një gradë diplomatike të paktën ministër këshilltar, si dhe të paktën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të ambasadorëve duhet të emërohen nga radhët e zyrtarëve diplomatik dhe konsullor me gradat më të larta diplomatike në Ministri.

Deputetët duhet të japin gjithashtu pëlqimin e tyre për ratifikimet e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës mbi veprat penale dhe disa akteve të tjera të kryera në bordin e Aeroplanëve, të Protokollit për plotësimin e Konventës për shtypjen e sekuestrimit të paligjshëm të aeroplanëve, të Konventës për parandalimin e akteve të paligjshme që lidhen me Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të Protokollit opsional të Konventës për të drejtat e fëmijës mbi procedurën e ankesës dhe mbi ndryshimin e Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje, më 27 shkurt të vitit 2021 dhe ndryshimi i dytë i Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar, e miratuar në Cavtat, më 4 qershor të vitit 2004.

Në rendin e ditës të Komisionit për vetëqeverisje lokale janë Propozim - ndryshimet në ligjin për vetëqeverisje lokale, në lexim të parë, të cilat të martën u miratuan në një seancë qeveritare. Me to, ndër të tjera, parashikohet shkarkimi kryetarëve të komunave me referendum, futjen e policisë komunale dhe pjesëmarrje më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje në nivel lokal.

Propozim-ndryshimet paraqiten në  procedurë të rregullt dhe nëse miratohen deri këtë verë, do të vlejnë për kryetarët e rinj të komunave që do të zgjidhen në tetor në zgjedhjet e rregullta lokale.

Ndryshimet parashikojnë referendum për kryetarin komunës nëse 20 përqind e qytetarëve kërkojnë një propozim për shkarkimin e tij.

Seancë do të zhvillojë edhe Komisioni ligjvënës-juridik. qa/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR