Me premierën e "Rigoletës"-s, fillojnë "Mbrëmjet e 53-ta të Operës së Majit"
- Me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe shfaqjen e operës "Rigoleto" nga Xhuzepe Verdi, sonte në Operën dhe Baletin Nacional (OBN) do të hapen "Mbrëmjet e 53-ta të Operës së Majit" me një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend që do të zgjasë deri më 31 maj.
- Post By Sara Ademi
- 07:40, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe shfaqjen e operës "Rigoleto" nga Xhuzepe Verdi, sonte në Operën dhe Baletin Nacional (OBN) do të hapen "Mbrëmjet e 53-ta të Operës së Majit" me një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend që do të zgjasë deri më 31 maj.
"Duke synuar gjithmonë t'ju ofrojmë juve, publikut tonë besnik, ngjarje interesante dhe ekskluzive, edhe këtë vit përgatitëm program që, besoj, do t'i plotësojë edhe kriteret më të larta artistike. "Mbrëmjet e Operës së Majit" të vitit 2025 premtojnë një përjetim të pasur artistik, duke bashkuar traditën dhe inovacionin, veprimtarinë vendore dhe ndërkombëtare", thotë në fjalimin zyrtar drejtuar opinionit drejtori i Operës dhe Baletit Nacional (OBN), Oliver Arsovski.
Festivali fillon me një nga veprat më dramatike të operës "Rigoleto" nga Verdi, e cila përmes interpretimit muzikor dhe skenik kombinon tema si dashuria, fuqia dhe urrejtja. Dirigjent është Xhankula Martinengi, regjisor Pjer Françesko Maestrini (të dy nga Italia), skenograf - Gilermo Nova nga Spanja, kostumograf Kristina Açeti, gjithashtu nga Italia, ndërsa koreografia është e Sasha Eftimovës. Dirigjentët e korit janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq. Me korin dhe orkestrin e Operës dhe Baletit Nacional performojnë solistët Leon Kim si Rigoleto, Mario Bag si Duka i Mantuas (të dy nga Koreja e Jugut), pastaj Ana Durlovski si Gilda dhe Igor Durlovski si Sparafucile dhe në rolet tjera: Nikolina Janevska, Vladimir Sazdovski, Dragan Ampov, Jane Dunimagloski, Aleksandar Lazarovska-Vasilevski, Dime Petrov, Marika Popoviq dhe Desanka Gligorijeviq.

Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 20:00.
Drejtori i OBN-së Oliver Arsovski u bën thirrje të gjithë adhuruesve të operës të jenë pjesë e festimit madhështor të artit. sa/
Foto: OBN