Në vend shënohet 9 Maji - Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës
- Me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, delegacioni qeveritar sot do të dhurojë lule në pllakën përkujtimore në Varrezat Partizane - Butel në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 09:31, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, delegacioni qeveritar sot do të dhurojë lule në pllakën përkujtimore në Varrezat Partizane - Butel në Shkup.
Në delegacion do të jenë zëvendëskryetari i Qeverisë për Sistem Politik Ljupço Dimovski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.
Pas vendosjes së kurorave është parashikuar të mbajë fjalim zëvendëskryeministri Dimovski dhe ministrat Murtezani dhe Misajlovski, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Lule në Varrezat partizane në Butel do të vendosin edhe delegacionet e Zyrës së presidentes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kuvendi, Armata, Lidhja e Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, kori diplomatik dhe organizata tjera. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s