• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohen kryerësit e sulmit të mbrëmshëm në afërsi të Moskës, deklaroi Putini

Arrestohen kryerësit e sulmit të mbrëmshëm në afërsi të Moskës, deklaroi Putini

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur sulmin e mbrëmëshëm “akt të përgjakshëm dhe barbar” në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës, ku humbën jetën 143 persona.

Në një fjalim televiziv, ai tha se të gjithë sulmuesit janë arrestuar dhe shtoi se ata ishin përpjekur të iknin në Ukrainë. Putini theksoi se terroristët do të përballen me hakmarrje.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave dhe e shpalli ditën e nesërme, 24 mars, ditë zie kombëtare.

Grupi terrorist Shteti Islamik (SHI) në një deklaratë të shkurtër të publikuar në Telegram nga agjencia e lajmeve Amak (e lidhur me SHI-në), e mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë 

Një burim i inteligjencës amerikane më vonë konfirmoi se grupi islamik ishte përgjegjës për sulmin. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR