• e diel, 19 maj 2024

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve, gjenden migrantë nga Kina

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve, gjenden migrantë nga Kina

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, me datë 29.04.2024 në ora 17:40 dhe 18:20, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot pranë Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Veri”, i kanë privuar nga D.M (26) nga Gjevgjelia, me vendbanim në Bogdancë V.A. (28) nga Pakistani, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të “kontrabandim i migrantëve”, njoftuan nga MPB-ja.

"Më parë, V.A. është vërejtur duke marrë gjashtë migrantë nga Kina nga linja hekurudhore në afërsi të fshatit Tabanocë të Kumanovës dhe duke i përcjellë në autostradën “Miqësia” afër fshatit Tabanocë, pas së cilës është larguar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur D.M. me veturë të pasagjerëve “bmw” me targa të regjistrimit të Shkupit, në të cilin i ka vendosur migrantët dhe është nisur në drejtim të Kumanovës", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Pas marrjes së masave automjeti është ndalur dhe më pas D.M. është privuar nga liria, automjeti është sekuestruar kurse migrantët janë vendosur në një qendër pritjeje. Gjithashtu, pas masave të ndërmarra, V.A. është gjetur dhe është privuar nga liria. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR