• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Rivotim dhe këshilla të shkarkuar zgjedhorë në vendvotimet 1470/1, 1470, 1194, 1202, 1844, 1272 dhe 2101

KSHZ: Rivotim dhe këshilla të shkarkuar zgjedhorë në vendvotimet 1470/1, 1470, 1194, 1202, 1844, 1272 dhe 2101

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjehdor (KSHZ) sot, në mbledhjen e 105-të, unanimisht e miratoi propozimin që të përsëritet votimi në Njësinë zgjedhore (NJZ) 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Votimi do të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 22 maj 2024.

KSHZ në mbledhje i shkarkoi edhe kryetarët e këshillave zgjedhorë, anëtarët dhe zëvendësit e tyre në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës, 1272 në Komunën e Ohrit dhe 2101 në Komunën e Zhelinës.

Duke pasur parasysh se afatet janë të shkurta për zgjedhje të këshillave të ri zgjedhorë, që të jetë i rregullt rivotimi, komisionet komunale zgjedhore (KKZ) do të duhet të angazhojnë disa nga këshillat zgjehdorë tashmë ekzistues, apo nga vendvotimet më të afërta, dhe për atë do të duhet të dërgohet njoftim në KSHZ.

Fushata për rivotim do të zgjasë nga e hëna, 20 maj 2024, ora 00:00. Me atë rast, do të vlejnë listat e njejta për të sëmurë dhe persona të pamundur, nuk do të ketë mundësi të paraqiten të reja.

Sipas KSHZ-së, ka mundësi për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve. Kjo vlen edhe për anëtarët e këshillave zgjehdorë të cilët janë propozuar nga partitë politike.

KSHZ, paraprakisht, në kuadër të mbledhjes, i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare.

Anëtari i Komisionit, Boris Kondarko e tregoi qëndrimin e KSHZ-së lidhur me vendimet e mbrëmshme të Gjykatës administrative. KSHZ, tha Kondarko, e konfirmoi sjelljen dhe punën e vet profesionale, dëshmoi se pavarësisht rezultateve zgjedhore, tërësisht i respekton dhe i zbaton në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat ligjore.

"Me vendimet e Gjykatës administrative me të cilat tërësisht u konfirmuan vendimet e KSHZ-së për anulim të votimit, edhe njëherë u dëshmua se pavarësisht rezultateve zgjedhore, KSHZ vepron në mënyrë ligjore dhe në bazë të kontrollit të tërë materialit zgjedhor. Edhe krahas të gjitha shqetësimeve të cilat akoma i kemi, KSHZ dëshmoi se pavarësisht rezultateve zgjehdore në të cilat nuk mund të ndikojë dhe të cilat nuk varen prej tij, në tërësi i respekton dhe i zbaton në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat dhe veprimet ligjore të procesit zgjedhor. Në atë mënyrë, e ruajti integritetin dhe kontribuoi për respektim të së drejtës dhe sigurisë juridike si bazë e demokracisë dhe pasqyrë për imazhin e shtetit. Porosia është se edhe krahas politikës ditore, institucionet veprojnë vetëm sipas kompetencave ligjore dhe dëshmive materiale me të cilat disponojnë", nënvizoi Kondarko. ab/

Foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR