Është ndriçuar vrasja e dyfishtë në Stajkovc, është parashtruar padi penale
- SPB Shkup parashtroi padi penale kundër L.K.(66) nga fshati i Shkupit, Stajkovc, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "vrasje" sipas nenin 123 të Kodit penal.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:07, 18 maj, 2024
Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - SPB Shkup parashtroi padi penale kundër L.K.(66) nga fshati i Shkupit, Stajkovc, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "vrasje" sipas nenin 123 të Kodit penal.
Siç informoi sot MPB, L.K. dyshohet se më 14 maj 2024, në shtëpinë në fshatin Stajkovc, me mjet metalik i ka sulmuar vëllain e tij V.K.(64) dhe kunatën e tij S.K.(57), të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.
Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. ab/
Foto: МIА arkivi