• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qëndrimin për rivotim në disa vendvotime BDI do ta formojë me partnerët e koalicionit nga Fronti evropian

Qëndrimin për rivotim në disa vendvotime BDI do ta formojë me partnerët e koalicionit nga Fronti evropian

Tetovë, 18 maj 2024 (MIA) - Pas orës 3 përfundoi takimi i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e tyre në Reçicë të Vogël të Tetovës, pas çka u paralajmërua se qëndrimi lidhur me rivotimin në shtatë vendvotime për zgjehdjet parlamentare do të ndërtohet së bashku me të gjitha partitë nga Fronti evropian. Zëdhënësi Arbër Ademi paralajmëroi se do të kenë takime të tjera me të gjithë partnerët në kuadër të Frontit evropian.

"Sot i shqyrtuam të gjitha ngjarjet politike, vëmendje të posaçme shkaktoi inxhinieringu zgjedhor. Dhe para se të parashtrohen ankesat, ne e njoftuam opinionin sepse patëm informata nga dora e parë në të cilat përbëhen "marrëveshjet" politike. I njoftuam të gjithë qytetarët, partnerët tanë, kjo u konfirmua me vepra konkrete edhe në Komisionin shtetëror zgjedhor, por edhe në Gjykatën administrative. Për hapat e mëtutjeshme kryetari Ahmeti dp të ketë tkaime koordinuee me të gjitha partitë politike të cilat e përbëjnë Frontin evropian. Kështu që, nuk çka të shtojmë më shumë përveç se kryetari Ahmeti tashmë e ndau me të gjithë ju para fillimit të takimit të sotëm", deklaroi Ahmeti.

Para se të fillojë takimi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se do të bëhen analiza të vendimeve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për t'u përsëritur zgjedhjet në disa vendvotime.

"Kjo është bërë nga dy partitë më të mëdha të nacionalitetit maqedonas,  të cilat për fat të keq druajmë se do të kenë ndikim edhe në marrëdhëniet ndëretnike të cilat ne nuk i dëshirojmë. Kështu që, ne do të bëjmë analizë. Gjithashtu kjo përsëritje që do të bëhet, bëhet me një prapavijë të rrezikshme që ne shqiptarët të vritemi, siç ndodhi në një vendvotim në Komunën e Zhelinës, këtë nuk e dëshirojmë, as nuk do të ndodhë. Nëse dikush ka strategji të qëllojmë en shqiptarët mes veti, nuk do të realizohet", tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së paralajmëroi se do të konsultohen edhe ekspertë rreth vendimeve të KSHZ-së për rivotim në disa komuna më 22 maj. ab/

fotо МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR