• e premte, 05 korrik 2024

Armata ruse pohon se ka neutralizuar 31 dronë ukrainas

Armata ruse pohon se ka neutralizuar 31 dronë ukrainas

Moskë, 13 maj 2024 (MIA) - Autoriteti rus ka njoftuar se gjatë natës së kaluar ka neutralizuar 31 fluturake ukrainase pa pilot në disa rajone të vendit dhe në gadishullin e Detit të Zi, Krime.

"Gjatë natës janë parandaluar përpjekje të reja të regjimit në Kiev që të kryejë sulme terroriste me drone ajrore kundër caqeve në territorin e Federatës Ruse", publikoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Në komunikatë theksohet se mbrojtja kundërajrore ruse ka shkatërruar 12 fluturake pa pilot mbi zonën Bellgorod, e cila kufizohet me Ukrainën dhe ku dje në një sulm ukrainas humbën jetën 15 persona.

Janë shkatërruar dy fluturake pa pilot mbi rajonin Kursk, i cili kufizohet gjithashtu me Ukrainën, ndërsa katër dronë janë hasur mbi rajonin fqinj Lipeck. Gjithashtu, shtatë fluturake pa pilot dhe katër raketa kryqësuese "Storm shadou" janë shkatërruar mbi gadishiullin Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR