Armata nigeriane vrau 19 anëtarë të bandës në shtetin Kano
- Armata nigeriane sot kumtoi se 19 anëtarë të armatosur të bandës janë vrarë në konfliktin e armatosur n[ shtetin federat Kano.
- Post By Ramize Qamili
- 17:18, 4 nëntor, 2025
Abuxha, 4 nëntor 2025 (MIA) - Armata nigeriane sot kumtoi se 19 anëtarë të armatosur të bandës janë vrarë në konfliktin e armatosur n[ shtetin federat Kano.
Zëdhënësi i armatës, Babatunde Zubairu, në kumtesë deklaroi se dy ushtarë dhe një vullnetar lokal u vranë, gjtihashtu, u vranë në operacionin ushtarak, njoftuan mediat britanike.
Përleshjet shpërthyen në Shanon, ku ushtarët, të mbështetur nga agjenci të tjera të sigurisë, kryen bastisje në një vendstrehim të banditëve.
Operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë ushtarake për të frenuar dhunën në rritje në Nigerinë veriore, ku grupet e armatosura kanë vrarë dhe rrëmbyer mijëra njerëz vitet e fundit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s