• e shtunë, 29 qershor 2024

Armata izraelite ka pothuaj 170 mijë ushtarë aktivë, Hamasi 10.000

Armata izraelite ka pothuaj 170 mijë ushtarë aktivë, Hamasi 10.000

Jerusalem, 10 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite ka pothuajse 170 mijë pjesëtarë aktivë, kryesisht në forcat tokësore, rreth 130 mijë. Janë edhe 465 mijë rezervistë. Ka rreth 250 aeroplanë luftarakë modernë dhe më shumë se 1.700 tanke.

Nga ana tjetër, Hamasi ka rreth 10.000 anëtarë, numër i cili në kohë lufte mund të arrijë në 50.000. Ajo është një nga organizatat guerile më të armatosura në botë, që ka lëshuar mijëra raketa dhe ka thyer mbrojtjen kundërajrore izraelite.

Arsenali i raketave të Hamasit është shumë i larmishëm, duke filluar nga raketat e thjeshta Kasam-1 me mbushje luftarake prej gjysmë kilogrami dhe një rreze veprimi deri në katër kilometra deri te raketat M302 me mbushje luftarake prej 150 kilogramë, që mund të godasin objektiva më shumë se 150 kilometra larg. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR