• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja është "thellë e shqetësuar" nga raportet për trupat e Koresë së Veriut në Rusi

BE-ja është

Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) – Bashkimi Evropian është “thellë i shqetësuar” nga raportet se Koreja e Veriut po dërgon trupa për të luftuar në invazionin rus ndaj Ukrainës, deklaroi kryediplomati i bllokut Josep Borel, transmeton DPA.

“Ky do të ishte një akt armiqësor i njëanshëm me pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Boreli në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së.

"Ky zhvillim paraqet edhe një herë se si Rusia po përhap paqëndrueshmëri dhe përshkallëzim në rajon dhe mbarë botën", theksoi Boreli.

Thellimi i bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut dërgon një porosi se "krahas gatishmërisë për të negociuar", Rusia nuk është e interesuar për paqe, ka thënë Boreli.

“Përkundrazi, Rusia po përshkallëzon dhe kot po kërkon çdo ndihmë në luftën e saj", shton ai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR