• e diel, 22 dhjetor 2024

Dëshmi të reja se Rusia, Kina dhe Irani po bëhen gati për të krijuar përçarje dhe konfuzion në SHBA para dhe pas zgjedhjeve

Dëshmi të reja se Rusia, Kina dhe Irani po bëhen gati për të krijuar përçarje dhe konfuzion në SHBA para dhe pas zgjedhjeve

Uashington, 24 tetor 2024 (MIA) - Kundërshtarë të SHBA-së tashmë po i shtojnë përpjekjet për të krijuar ndarje dhe mosbesim në shoqërinë amerikane para dhe pas zgjedhjeve presidenciale, bëhet e ditur nga vlerësimi i fundit i Drejtorisë së inteligjencës kombëtare (DNI).

Në të precizohet se disa shtete, mund të ndërmarrin masa shtesë për të provokuar dhunën lidhur me zgjedhjet.

Vlerësimi i inteligjencës vjen vetëm dy javë përpara se votuesit amerikanë të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e ri dhe të votojnë për një sërë shërbime shtetërore dhe lokale.

"Subjektet e huaja – veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina – ende kërkojnë mënyra për të thelluar ndarjet, për të përçarë amerikanët dhe për të minuar besimin në sistemin demokratik të SHBA-së që u përgjigjet interesave të tyre", thuhet në dokument.

Dokumenti thekson më tej se shërbimet e inteligjencës kanë "gjithnjë e më shumë besim" se Rusia po ndërmerr hapa "për të nxitur dhunën". Gjithashtu, Irani "mund të kërkojë të shkaktojë dhunë".

"Kundërshtarët e SHBA-së "me gjasë do të krijojnë histori të rreme ose të përforcojnë përmbajtjet që sipas tyre do të krijojnë konfuzion në lidhje me zgjedhjet, të tilla si publikimi i deklaratave të rreme për parregullsi zgjedhore", tha një zyrtar i inteligjencës amerikane që i brifoi gazetarët bazuar në anonimitet për të diskutuar më detajisht mbi vlerësimin e inteligjencës për këto kërcënime.

Sipas zyrtarit, Rusia, Irani dhe Kina, “duke hapur një dritare cenueshmërie, do të fillojnë të promovojnë dezinformata ose të nxisin dhe intensifikojnë protesta dhe kërcënime”, duke filluar nga momenti i mbylljes së qendrave të votimit deri më 6 janar, kur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale do të konfirmohen në mbledhjen e përbashkët të Kongresit.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, Rusia po punon për të rritur gjasat për zgjedhjen e ish presidentit dhe kandidatit aktual republikan Donald Tramp, ndërsa Irani po përpiqet të parandalojë rizgjedhjen e tij dhe në vend të kësaj po mbështet fushatën e zëvendëspresidentes Kamala Haris, kandidate për president nga radhët e demokratëve.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR