• e diel, 22 dhjetor 2024

Ursula Fon der Lajen fillon vizitën në BeH nga Jabllanica, zona më e prekur nga përmbytjet

Ursula Fon der Lajen fillon vizitën në BeH nga Jabllanica, zona më e prekur nga përmbytjet

Sarajevë, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla Fond der Lajen arriti për vizitë në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa stacioni i saj i parë ka qenë komuna e Jabllanicës, e cila ishte goditur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në fillim të muajit, transmeton "Radio Evropa e Lirë", redaksia në gjuhën boshnjake.

Fon der Lajen e vizitoi Jabllanicën, së bashku me kryetaren e Këshillit të ministrave në Bosnje e Hercegovinë, Borjana Krishto. Ata diskutuan me përfaqësuesit e pushtetit vendor për katastrofën e fundit.

Një stuhi e fortë në fillim të muajit shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa lagje në Bosnjën qendrore dhe jugore. Fshati Jabllanicë e Poshtme u fundos pothuajse tërësisht nga gurët dhe mbeturinat e minierave pas reshjeve intensive. Numri i viktimave nga kjo fatkeqësi ka arritur në 26 persona, prej të cilëve 19 kanë humbur jetën në Jabllanicë.

Fon der Lajen shprehu gatishmërinë e saj për të përdorur mjete nga Fondi i solidaritetit të Bashkimit Evropian për t'u marrë me përballjen nga përmbytjet e fundit, njoftoi televizioni boshnjak BHRT.

Vizita e Fon der Lajenit është pjesë e turneut ballkanik katërditor për Planin e rritjes së BE-së në vlerë prej gjashtë milionë euro dhe përparimin e eurointegrimeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR