• e mërkurë, 03 korrik 2024

Armata izraelite ka mbyllur disa rrugë në afërsi të kufirit libanez

Armata izraelite ka mbyllur disa rrugë në afërsi të kufirit libanez

Tel-Aviv, 19 shkurt 2024 (MIA) - Armata izraelite ka urdhëruar mbylljen për qarkullim të automjeteve civile në disa rrugë në afërsi të kufirit libanez për shkak të tensioneve të rritura në rajon, njofton "Tajms of Izrael".

Është theksuar se armata izraelite e ka marrë këtë vendim për shkak të konfliktit me Hezbollahun në kufirin libanez që zgjat nga 8 tetori i vitit të kaluar.

Në këto përleshje deri më tani kanë humbur jetën 195 anëtarë të Hezbollahut, tetë anëtarë të lëvizjes Amal, 31 civilë libanezë, një ushtar, dy oficerë libanezë të sigurisë, gjashtë civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR