• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Anketë: Gjysma e grekëve kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Anketë: Gjysma e grekëve kërkojnë zgjedhje të parakohshme

 Athinë, 19 mars 2025 (MIA) - Një në dy grekë beson konsideron se është më mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme sesa qeveria aktuale të mbarojë mandatin e saj në vitin 2027, ndërsa 66 për qind thanë se nëse do të kishte zgjedhje të dielën, do të votonin për një qeveri tjetër, kundrejt 25 për qind që zgjedhin t'i japin një shans të dytë Qeverisë së Micotakisit, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik të zbatuar nga  agjencia Alko për televizionin grek Alfa, lajmëroi korrespondentja e i MIA-s nga Athina.

 Nga të anketuarit, 55 për qind nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e qeverisë dhe po kaq shprehin pakënaqësi për kryeministrin aktual grek.

Në fillim të këtij muaji, Kuvendi i Greqisë nuk e votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të paraqitur nga katër parti opozitare, por qytetarët kanë mendim të ndryshëm dhe 67 për qind janë përgjigjur se nëse do të kenë mundësi të votojnë, do të votojnë "po" dhe do ta mbështesin propozimin konkret. 

 Për sa i përket shpërndarjes së forcave në skenën politike, Demokracia e Re është në vendin e parë me 23,3 për qind, 1,1 më pak se e njëjta anketë  të kryer muajin e kaluar.

PASOK-u është në vendin e dytë me 11,7 për qind, Kursi i Lirisë është forca e tretë politike me 10,3 për qind, Zgjidhja Greke merr 8,2 për qind, e ndjekur nga KKE dhe SYRIZA. 

Hulumtimi i mendimit publik u zbatua nga 12 deri më 16 mars, me 1000 persona të anketuar. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR