Al -Helaifi: Jam krenar për trofeun, Liga 1 është një nga më të fortat në Evropë
- Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Helaifi është shprehur i lumtur për titullin e fituar në kampionatin vendor.
- Post By Fami Bajrami
- 12:46, 6 prill, 2025

Paris, 6 prill 2025 (MIA) - Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Helaifi është shprehur i lumtur për titullin e fituar në kampionatin vendor.
Parisienët siguruan trofeun e kampionit në Ligën 1 vetëm pas xhiros së 28-të dje me fitoren ndaj Anzhes.
"Jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi kampionë në Ligën 1, një nga ligat më të forta në Evropë. Urime të gjithë lojtarëve, trajnerit tonë Luis Enrike, këshilltarit tonë sportiv Luis Kampos dhe gjithë stafit tonë që kanë bërë një punë të mrekullueshme. Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë tifozët tanë në Francë dhe jashtë saj, si dhe për qytetin e Parisit", ka thënë Al-Helaifi.
Parisienët fituan kampionatin francez për të 13-ën herë.
Foto: EPA