• e enjte, 25 korrik 2024

Aktive janë shtatë zjarre, të lënduar janë edhe disa zjarrfikës, deri më tani nuk ka nevojë për ndihmë të huaj

Aktive janë shtatë zjarre, të lënduar janë edhe disa zjarrfikës, deri më tani nuk ka nevojë për ndihmë të huaj

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Sot në mëngjes janë aktive shtatë zjarre, të gjitha resurset janë angazhuar dhe për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj. Me zjarret aktuale po përballemi me sukses, për sot edhe parashikohen reshje, të cilat nëse bien do ta stabilizojnë situatën, por ne po shuajmë në mënyrë aktive gjatë ditës, nuk presim të bjerë shi, ndaj nëse fillojnë zjarret të tërbohet përsëri, dhe resurset nuk janë të mjaftueshme, ka një mënyrë për të marrë ndihmë nga jashtë shumë shpejt, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Angellov në konferencë për shtyp informoi se deri më tani janë lënduar disa zjarrfikës. Një zjarrfikës dhe një banor i vendbanimit kanë pësuar djegie gjatë fikjes së zjarrit, pardje komandanti i njësitit zjarrfikës të Shtipit i ka thyer të dy krahët duke rënë në luginë, ndërsa me të ka rënë edhe një zjarrfikës që ka thyer njërin krah.

Sipas Angellovit, dje janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në territorin e shtetit, në ambient të hapur dhe në pyll.

"Nga këto zjarre, shtatë janë aktive mëngjesin e sotëm, 16 janë shuar, dhe katër janë vënë nën kontroll të plotë", tha drejtori.

Ai përmendi se shumica e zjarreve janë në terrene të vështira për t'u arritur ose të paarritshme, prandaj edhe nëse do të dërgoheshin më shumë zjarrfikës apo ushtarë e policë, ata nuk do të ishin efektiv, vetëm siguria e tyre do të vihej në pikëpyetje.

Nën kontroll janë vënë edhe zjarret në Sertë, nuk ka djegie aktive, por situata po monitorohet nga afër. Ne nuk kemi nevojë për ndihmë të huaj, vendi ka burime të mjaftueshme të brendshme. Zjarret mbulojnë një territor të madh, punohet me një dinamikë të fortë, priten lëndime, edhe pse jemi shumë të kujdesshëm për këtë dhe jemi më të kujdesshëm për sigurinë e zjarrfikësve dhe popullatës", nënvizoi Angellov.

Dëmet nga zjarret, theksoi ai, do të përcaktohen më tej nga Pyjet Kombëtare ose MBPEU-ja. ls/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR