Agjencitë për ndihmë planifikojnë sistemim të madh në Gazë pasi që të hyjë në fuqi ndërprerja e zjarrit
- Organizatat humanitare thanë se planifikojnë t'i zgjerojnë shpejtë operacionet e veta në Rripin e Gazës pasi që të hyjë në fuqi ndërprerja e zjarrit, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:04, 16 janar, 2025

Nju-Jork, 16 janar 2025 (MIA) - Organizatat humanitare thanë se planifikojnë t'i zgjerojnë shpejtë operacionet e veta në Rripin e Gazës pasi që të hyjë në fuqi ndërprerja e zjarrit, lajmëroi DPA.
Shefi i Komitetit ndërkombëtar për shpëtim (IRC) Dejvid Miliband tha se organizata do t'i zgjerojë "vëllimin dhe ndikimin" e punës së vet në Rripin e Gazës "siç lejojnë kushtet".
"Vrragët nga kjo luftë do të jenë të gjata, por dëshpërimisht nevojitet valë e ndihmës në mënyrë që të sigurohet lehtësim i shpejtë i civilëve", tha Miliband. "Për këtë do të nevojitet financim fleksibil dhe qarkullim i lirë i ndihmës dhe punëtorëve".
Ketrin Rasel, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të fëmijëve të KB-së (UNICEF), theksoi se vëllimi i nevojave humanitare në Gazë "është tejet i madh".
"UNICEF-i dhe partnerët janë të gatshëm ta rrisin përgjigjen tonë", tha Rasell. "Armëpushimi, pëlrfundimisht, duhet t'u mundësojë aktorëve humanitarë në mënyrë të sigurt ta zbatojnë përgjigjen masive në Rripin e Gazës, që nevojitet dëshpërimisht.
Për momentin vlerësohet se janë rreth 17.000 fëmijë të cilët i kanë humbur prindërit apo janë ndarë nga ta. Pothuajse 1 milion fëmijë tashmë nuk jetojnë në shtëpitë e tyre, sipas shifrave të UNICEF-it. ab/
foto: МIА arkivi