• e hënë, 19 maj 2025

KE-ja nuk e përjashton mundësinë e konfiskimit të aseteve të ngrira ruse në BE, nëse kjo është e mundur ligjërisht

KE-ja nuk e përjashton mundësinë e konfiskimit të aseteve të ngrira ruse në BE, nëse kjo është e mundur ligjërisht

Strasburg, 12 mars 2025 (MIA) – Kërkesat për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse në Bashkimin Evropian janë duke u shqyrtuar me partnerët ndërkombëtarë, Komisioni Evropian mbetet i hapur për këtë, përderisa ekzistojnë mundësitë ligjore, tha komisioneri i BE-së për Bujqësi, Kristof Hansen.

Ai, në një debat në Parlamentin Evropian në Strasburg, theksoi se në BE ka 210 miliardë euro asete të ngrira ruse, ku disa i përkasin shtetit rus, ndërsa pjesa tjetër janë pronë private.

Hasen theksoi se interesi vjetor për këtë pronë sjell të ardhura rreth tre miliardë euro.

Vendet-anëtare të BE-së vendosën në maj të vitit të kaluar të drejtojnë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë derisa Rusia të paguajë kompensimin. Hansen deklaroi se në fillim të vitit, KE i transferoi Ukrainës tre miliardë euro të marra nga interesat e aseteve të ngrira ruse. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR