Starmer është "vërtet i tmerruar" nga vendimi i Izraelit për të bllokuar ndihmën humanitare për Gazën
- – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se është “vërtet i tmerruar” nga vendimi i Izraelit për të bllokuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës.

Londër, 12 mars 2025 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se është “vërtet i tmerruar” nga vendimi i Izraelit për të bllokuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës.
Izraeli më 9 mars kumtoi se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gazë, një javë pasi ndërpreu dërgesat e ndihmave humanitare.
Starmer theksoi se me bllokimin e ndihmës rrezikohet shkelja e ligjit ndërkombëtar dhe se qeveria britanike "po bën gjithçka që mundet për të zbutur atë situatë". ls/
Foto: EPA