Tramp: Njerëzit tanë janë në rrugën e tyre drejt Rusisë tani
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, para takimit me kryeministrin irlandez në Shtëpinë e Bardhë, tha se SHBA-ja ka marrë "disa mesazhe pozitive" për armëpushim me Ukrainën, pas bisedimeve të djeshme në Arabinë Saudite.

Uashington, 12 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, para takimit me kryeministrin irlandez në Shtëpinë e Bardhë, tha se SHBA-ja ka marrë "disa mesazhe pozitive" për armëpushim me Ukrainën, pas bisedimeve të djeshme në Arabinë Saudite.
"Shpresoj se mund të arrijmë një armëpushim," u tha Tramp gazetarëve, duke shtuar se "tani varet nga Rusia". Njerëzit tanë janë në rrugën e tyre për në Rusi tani," shtoi presidenti amerikan.
"Ne mund të bëjmë presion mbi Rusinë. Shpresoj se nuk do të jetë e nevojshme, por ne mund t'ia bëjmë këtë Rusisë", tha Tramp. "Mund të bëj disa gjëra shumë të këqija financiarisht për Rusinë, ato do të ishin shumë katastrofike për Rusinë. Por unë nuk dua ta bëj këtë sepse dua paqe”, tha Tramp.
Më herët sot, Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, deklaroi se SHBA-ja do të jenë në kontakt me palën ruse gjatë gjithë ditës dhe shpreson për një përgjigje pozitive nga Moska.
"Ne u bëjmë thirrje fuqishëm rusëve të ndërpresin të gjitha armiqësitë. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt, tha Rubio. Ai konfirmoi se bisedimet në Xhedah përfshinin diskutime për atë "si duhet të duket procesi i negociatave", duke përfshirë "bisedimet për lëshimet territoriale".
"Nëse rusët refuzojnë, kjo do të na tregojë shumë për qëllimet dhe mentalitetin e tyre," tha Rubio.
Rubio theksoi se Ukraina ka nevojë për mbrojtje mjaft të fortë kundër sulmeve të ardhshme. Ai shtoi se vendet evropiane do të duhet të përfshihen në këtë drejtim. Rubio theksoi se marrëveshja për pasuritë minerale nuk duhet të interpretohet si garanci sigurie. ls/
Foto: EPA