Trampi vendos rregulla më të rrepta për kanadezët në SHBA
- Sipas dekretit të ri të presidentit amerikan, Donald Tramp, të publikuar në Gazetën Zyrtare të SHBA-së, kanadezët që qëndrojnë në SHBA për më shumë se një muaj do të duhet të lajmërojnë qëndrimin e tyre.

Otava, 12 mars 2025 (MIA) – Sipas dekretit të ri të presidentit amerikan, Donald Tramp, të publikuar në Gazetën Zyrtare të SHBA-së, kanadezët që qëndrojnë në SHBA për më shumë se një muaj do të duhet të lajmërojnë qëndrimin e tyre.
Deri më tani, ky rregull nuk zbatohej për qytetarët kanadezë.
Rregulli i ri hyn në fuqi më 11 prill, ndërsa do të prekë veçanërisht qindra mijëra pensionistë kanadezë që shpesh dimërojnë në jug të SHBA-së.
Supozohet se rregulli i ri do të ndikojë në 2,2 deri në 3,2 milionë njerëz, duke përfshirë "vizitorët kanadezë që kanë hyrë në SHBA përmes kalimeve kufitare tokësore dhe nuk kanë marrë dëshmi për regjistrim".
Kanadaja ka qenë prej javësh një objektiv i Trampit, i cili nuk heqë dorë nga sulmet diplomatike dhe tregtare ndaj vendit të tij fqinj dhe partnerit më të madh tregtar, qofshin këto deklarata për Kanadanë si shteti i 51-të amerikan apo për vendosjen e tarifave. ls/
Foto: EPA