Në Uashington takim Tramp - Martin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot është takuar me kryeministrin irlandez Mihol Martin.

Uashington, 12 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot është takuar me kryeministrin irlandez Mihol Martin.
Martin në fillim të takimit deklaroi se është e nevojshme të rritet ndihma për Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për një armëpushim, si dhe lirimin e të gjithë pengjeve. Ndërsa Tramp vuri në dukje se askush nuk dëshiron të zhvendosë askënd nga territori palestinez.
Takimi Tramp-Martin do të zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe me shumë gjasa do të diskutohet për marrëdhëniet tregtare midis Irlandës dhe SHBA-së.
Më parë, Martin pati një takim me nënpresidentin amerikan Xhej Di Vans. Kryeministri irlandez përshëndeti përpjekjet dhe përparimin e Trampit në arritjen e paqes në botë, veçanërisht në Lindjen e Afërt dhe Ukrainë. ls/
Foto: EPA