Përfaqësuesi amerikan për tregti: Masat tarifore të BE-së janë ndëshkuese dhe joreale
- Politikat tregtare të Bashkimit Evropian janë “jashtë realitetit”, tha përfaqësuesi i SHBA-së për tregti, pasi Brukseli paralajmëroi kundërmasa kundër tarifave të vendosura nga administrata e Donald Tramp.

Uashington, 12 mars 2025 (MIA) - Politikat tregtare të Bashkimit Evropian janë “jashtë realitetit”, tha përfaqësuesi i SHBA-së për tregti, pasi Brukseli paralajmëroi kundërmasa kundër tarifave të vendosura nga administrata e Donald Tramp.
Xhejmison Grir, i cili ishte një lojtar kyç në vendosjen e tarifave ndaj mallrave kineze gjatë mandatit të parë të Trampit, dënoi tarifat e BE-së me vlerë 26 miliardë euro për produktet amerikane, njoftoi Bi-Bi-Si.
"BE kundërshton përpjekjet e SHBA-së për riindustrializimin dhe refuzon të bashkëpunojë në përballjen me tepricën globale të kapaciteteve prodhuese në sektorë të tillë si çeliku dhe alumini", deklaroi Grir.
Ai shtoi se nëse BE-ja do të kishte reaguar aq shpejt në zgjidhjen e tepricës globale të kapaciteteve prodhuese, sa reagon në ndëshkimin e SHBA-së, "situata sot do të ishte krejtësisht ndryshe".
"Kjo masë ndëshkuese injoron plotësisht interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së- madje edhe sigurinë ndërkombëtare - dhe është një tjetër tregues se politikat ekonomike dhe tregtare të BE-së janë jashtë lidhjes me realitetin," shtoi ai. ls/
Foto: Arkiv