• e martë, 14 maj 2024

Ageler: Mediumet kanë rol kyç, posaçërisht në procesin zgjedhor

Ageler: Mediumet kanë rol kyç, posaçërisht në procesin zgjedhor

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Në Ditën e lirisë së mediumeve, ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler porositi se mediumet kanë rol kyç, posërisht tani në procesin zgjedhor.

"Sot është Dita botërore e lirisë së mediumeve, ndërsa zgjedhjet  theksojnë rolin kyç që mediumet duhet ta luajnë gjatë procesit. Një shtyp i lirë dhe i gjallë i cili i heton faktet, kumton ide dhe propozime në opinion dhe u bën presion personave zyrtarë ta sqarojnë pozitën e vet për çësshtje të cilat janë të rëndësishme për jetët e qytetarëve dhe për caktimin e rrjedhë së shtetit", potencoi ambasadorja Ageler në kumtimin në platformën X.

Republika e Maqedonisë së Veriut është ranguar në vendin e 36-të të Indeksit për liri të mediumeve për vitin 2024 në raportin e "Reporterëve pa kufij", që është për dy vende kërcim në raport me vendin e 38-të viitn e kaluar. Nga vendet në rajon, Maqedonia e Veriut është më sës miri e vlerësuar, pas çka pasojnë Mali i Zi (40), Sllovenia (42), Kroacia (48), Kosova (75), BeH (81), Serbia (98) dhe Shqipëria (99).

"Edhe pse gazetarët nuk punojnë në ambient armiqësor, dezinformatat e përhapura dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë për rënien e besimit të shoqërisës në mediumet, q i ekspozon mediumet e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Më tutje, funksionarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe nënçmuese ndaj gazetarëve", qëndron në vlerësimin për vendin. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR