Administrata e Trampit propozon ndërprerjen e financimit për misionet paqeruajtëse të KB-së
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp propozon ndërprerjen e financimit për misionet paqeruajtëse të KB-së, publikoi Rojters, duke iu referuar një dokumenti të brendshëm që ka parë, njoftoi BTA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:27, 16 prill, 2025

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp propozon ndërprerjen e financimit për misionet paqeruajtëse të KB-së, publikoi Rojters, duke iu referuar një dokumenti të brendshëm që ka parë, njoftoi BTA.
Motivet janë problemet dhe dështimet në operacionet e misioneve në Mali, Liban dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Uashingtoni është kontribuuesi më i madh në buxhetin e KB-së, së bashku me Kinën, e cila është në vendin e dytë. Kontributi amerikan është 22 për qind nga buxheti i KB-së prej 3,7 miliardë dollarëve dhe 27 për qind të buxhetit prej 5,6 miliardë dollarësh për operacionet paqeruajtëse. Këto pagesa janë të detyrueshme.
Buxheti paqeruajtës i KB-së financon nëntë misione - në Mali, Liban, DR Kongo, Sudanin e Jugut, Saharan Perëndimore, Qipro, Kosovë, midis Sirisë dhe Rafshnaltës së Golanit të pushtuar nga Izraeli dhe në Abjei, zonë administrative që së bashku administrohet nga Sudani dhe Sudani Jugor.
Zëdhënësi i KB-së, Stefan Duzharik refuzoi të komentojë informacionin, që është pjesë e një debati të brendshëm dhe në këtë fazë u publikua thjesht në media. rq/bsh/
Foto: EPA