• e hënë, 07 tetor 2024

A mundet Kosova në KE edhe pa AKSHS? Përgjigje të ndryshme madje edhe nga persona zyrtarë nga të njëjtat vende

A mundet Kosova në KE edhe pa AKSHS? Përgjigje të ndryshme madje edhe nga persona zyrtarë nga të njëjtat vende

29 prill 2024

B1 - Beograd

Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Këshilli i Ministrave ta pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në atë organizatë, vijon takimi në Strasburg. Ai është caktuar për më 16 dhe 17 maj, ndërsa në rend dite për momentin nuk ka shqyrtim të aplikimit nga Prishtina. Në publik përmendet se progresi drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një nga kushtet për anëtarësim.

Themelimi i Asociacionit do të ishte "hap i rëndësishëm" në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të serbëve të Kosovës, tha raportuesja Dora Bakojani, në mes të prillit para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në letrën e dërguar asaj në mars, presidentja e Kosovës, kryeministri dhe kryetari i kuvendit u angazhuan që t'i respektojnë të gjitha dispozitat nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit. 

Një pjesë e përfaqësuesve evropianë theksojnë se pritet që Kosova të arrijë progres të dukshëm në formimin e Asociacionit para deklarimit të Këshillit të Ministrave. 

Kryeministri i Kosovës është optimist për aplikimin për Këshillin e Evropës.

"Mendoj se është e gabuar që Asociacioni të hiqet nga marrëveshja bazë, të vendoset në qendër si prioritet dhe të kthehet në plan të dytë marrëveshja bazë. E gjithë kjo është pjesë e diskutimeve që po bëjmë. Ne e mbështesim raportin e zonjës Dora Bakojani, e cila tha qartë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është marrëveshje që Serbia po e shkel, nuk duhet të ngatërrohet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës", ​​tha Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.

Ministri serb i Punëve të Jashtme thotë se ata të cilët e mbështesin Kosovën kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese ta dërgojë në mendim statutin e AKSHS i propozuar nga Bashkimi Evropian. 

Francezët, për shembull, thonë se duhet të pritet edhe përgjigje, derisa të tjerët thonë se mjafton vetëm të dërgohet. Tani është çështje e vlerësimit kur mendojnë se është arritur progres i dukshëm", tha Daçiqi. 

Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje thotë se nuk është vërtetuar se propozim-statuti, i propozuar nga bashkësia ndërkombëtare, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e Ministrave. 

"Nuk është konfirmuar se kjo do të ndodhë para takimit, është konfirmuar se Kosova do të vazhdojë me zbatimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës", deklaroi Mimoza Kusari Lila, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. 

Nuk është e pazakontë që persona zyrtarë nga Prishtina dhe Beogradi i interpretojnë ndryshe porositë e përfaqësuesve të huaj, sepse është vështirë të dallohet nëse kërkesat ekzistojnë dhe çka nënkuptojnë. 

"Sepse nuk po marrim porosi të qarta. Përfshirë edhe faktin se nuk po marrim porosi të qarta nga zyrtarët e të njëjtit vend. Për shembull, zyrtarët nga Gjermania komunikojnë më së shumti për këtë temë, por deklaratat e tyre shpeshherë janë kontradiktore", thotë Milica Andriç Rakiq, OJQ Nisma e Re Sociale.

Për momentin aplikimi i Kosovës nuk është në rend dite në takimin më 16 dhe 17 maj. 

"Çfarëdo kushtesh që ekzistojnë, ato padyshim që nuk janë plotësuar për vendet kyçe të Këshillit të Evropës”, ​​ka shtuar Andriq Rakiq.

Nuk përjashtohet mundësia në ndërkohë të shtohet edhe pika lidhur me pranimin e Kosovës. 

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR