Është hedhur poshtë padia për korrupsion kundër prefektit të Nju-Jorkut, Adams
- Gjykatës federal amerikan sot e ka hedhur poshtë rastin për korrupsion të prefektit të Nju-Jorkut, Erik Adams, duke u pajtuar se në kërkesën e jashtëzakonshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë për hedhje poshtë të akuzave penale, për Adamsin që t'i ndoihmohet presidentit Donald Tramp që të përballet me emigracionin.
- Post By Melahat Baftija
- 17:48, 2 prill, 2025

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - Gjykatës federal amerikan sot e ka hedhur poshtë rastin për korrupsion të prefektit të Nju-Jorkut, Erik Adams, duke u pajtuar se në kërkesën e jashtëzakonshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë për hedhje poshtë të akuzave penale, për Adamsin që t'i ndoihmohet presidentit Donald Tramp që të përballet me emigracionin.
Rasti është inicuar gjatë administratës së presidentit Xho Bajden, ndërsa gvjykimi është dashur të fillojë këtë muaj derisa Ministria e Drejtësisë nuk vendos që ta shfuqizojë.
Adams u prononcua se nuk është fajtor për korrupsionion dhe akuzat tjera pasi që vitin e kaluar është akuzuar se ka pranuar para ilegale për fushatën, ka marrë ulje çmimesh për udhëtime nga një përfaqësues turk në këmbim të lejes që Turqia të hapë ndërtesë diplomatike pa lejen e inspektimit kundëzjarrit.
Adams, kapiten policie në pension dhe ish-deputet i shtetit dhe zyrtar i Bruklinit, u zgjodh Prefekt i Nju-Jorkut në vitin 2021. Por pas aktakuzës në shtator, Adams filloi të kultivonte marrëdhënie më të mira me Trampin, duke refuzuar ta kritikonte publikisht. mb/
Foto: MIA