МIА Paralajmërime МКD
- 20 shkurt 2025

20 shkurt 2025
Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. (Salla 6/10:00)
Shkup - Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do t'i mbajë mbledhjen e 20-t dhe të 18-të. (Salla 5/11:30, Salla "Boris Trajkovski"/13:00)
Shkup - Mbledhje e Komisionit ligjvënës juridik. (Salla 5/12:00)
Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve. (Salla 6/12:00)
Shkup - Deputetët Dimitar Apasiev dhe Rexhep Ismail do të realizojnë takim me ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin. (Salla strugane/14:30)
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani, Dame Dimitrovski nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë, përgjegjës për Fondin e gjelbër klimatik dhe projekt menaxher në Zyrën e GIZ në Shkup, Mark Baret do të marrin pjesë dhe do të flasin në ngjarjen përfunduese të projektit "Ndërtimi i kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzot në Maqedoni të Veriut". (h."Holidej In"/9:30)
Prilep - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe zëvendësministri Jovica Andovski do ta vizitojnë Spitaline përgjithshëm në prilep me rastin e promovimit të pajisjes së re mjekësore. (Spitali i përgjithshëm/11:00)
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe drejtoresha e Institutit për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov", Elena Jovanova-Grujovska do të flasin në manifestimin me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare në organizim të Institutit për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov"-Shkup. (Instituti për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov", амфитеатар/13:00)
Shtip - Universiteti "Goce Dellçev" organizon ngjarje me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare. (Fakulteti juridik/12:00)
Manastir - Info ditë në kuadër të fushatës për informim të qytetarëve për konkursin publik nga Programi IPARD 2021-2027 për masën 1. (Komuna Novaci/11:00, Komuna Mogillë/14:00)
Shkup - Koalicioni "Margjinat" do të mbajë brifing me temë "Ngrirja e mjeteve të USAID-it". (Dhoma publike/09:00)
Shkup - Xhaz orkestra nacionale do të mbajë koncert me titull Cuban Fire. (Filarmonia/20:00)
___________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***