• петок, 15 мај 2026

Është refuzuar kërkesa për përjashtimin e një gjykatëse porotë, çështja ndaj 13 policëve nga Koçani shkon në seancë kryesore

Është refuzuar kërkesa për përjashtimin e një gjykatëse porotë, çështja ndaj 13 policëve nga Koçani shkon në seancë kryesore

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Me vendim për të mbajtur seancë kryesore, publike dhe me gojë, sot përfundoi seanca përgatitore në Gjykatën Themelore Penale kundër 13 nëpunësve policorë dhe shefave nga DPB Koçan dhe SPB Shtip, të cilët akuzohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls".

Në fillim të seancës u konstatua se njëra nga gjykatëset porote kishte lidhje familjare me bashkëshorten e njërit prej të akuzuarve. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Lidija Petrovska, me arsyetimin se ajo nuk ka komunikim intensiv me të akuzuarit.

Prokuroria theksoi se mbetet plotësisht ndaj aktakuzës së paraqitur. Gjykata u dorëzoi një listë të konsoliduar provash përfaqësuesve të akuzës, ndërsa mbrojtja paraqiti plotësime në listën e saj të provave.

Në pyetjen e gjykatës nëse koha dhe vendi i ngjarjes janë të kontestuara, mbrojtja e të akuzuarve Dejan Saltirovski, Vanço Gjorgjievski, Stoanço Filipov dhe Marjan Radevskit theksuan për ne e gjithë aktakuza është kontestuese dhe nuk mund të themi dhe të deklarohemi për rrethana të caktuara.

Pjesë e mbrojtjes theksoi gjithashtu se procedura penale paralele që po zhvillohet në rastin në Idrizovë përbën një pengesë serioze procedurale dhe një çështje thelbësore paraprake, duke marrë parasysh natyrën e veprës që u ngarkohet të akuzuarve. Njëkohësisht, mbrojtja ngriti edhe pyetje lidhur me atë se cilat fakte do t’i konsiderojë gjykata si të kontestuara ose të pakontestuara, si dhe cilat nga provat e propozuara nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të ruhen dhe të paraqiten.

Sa i përket procedurës së provave, një pjesë e mbrojtjes kërkoi që të gjitha provat të nxirren në mënyrë të radhitur ashtu siç janë paraqitur nga Prokuroria Publike, ndërsa disa mbrojtës të tjerë kërkuan që të mos nxirren të gjitha provat e propozuara. Pas kësaj, gjykata mori vendim që procedura të vazhdojë me seancë kryesore, publike dhe gojore.

 “Duke marrë parasysh se prisja që seanca të ishte shumë më konstruktive dhe për shumë rrethana të tjera që mbetën nga pretendimet tuaja, mund të vazhdojmë me seancë për debat kryesor, pasi i keni pranuar provat nga Prokuroria,” theksoi kryetarja e këshillit gjykues.

Në këtë rast janë të akuzuar zëvendës-shefi i policisë Dejan Saltirovski, Vanço Georgievski, inspektorja e lartë Marija Manevska, inspektori për tregti të paligjshme me drogë Tomo Donev, inspektori i pranimit dhe shefi i ndërrimit në DPB Koçan Dragan Petreshev, udhëheqësi i sektorit të sigurisë Kire Bogatinov, si dhe Stojançe Filipov, Blagica Miteva, Kristina Nikolova, Mazlu Ramadanov, Darko Miloshevski, Martin Arsovski dhe Marjan Radevski.

Sipas pretendimeve në lëndë, më 16 mars të akuzuarit ishin në detyrë, por njëkohësisht ishin edhe të angazhuar në diskotekë. Natën kritike kur shpërtheu zjarri në Pulse, zyrtarët policorë as nuk e ndërprenë festën dhe as nuk parandaluan aktivizimin e piroteknikës.

Akuzën në procedurën gjyqësore e përfaqëson prokurorja Spasenka Andonova, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas pretendimeve në lëndën, më 16 mars të akuzuarit ishin kujdestarë, por njëkohësisht ishin edhe të angazhuar në diskotekë. Natën kritike kur shpërtheu zjarri, nëpunësit policorë as nuk e ndërprenë festën dhe as nuk parandaluan aktivizimin e piroteknikës.

Aktakuzën në procedurën gjyqësore e përfaqëson prokurorja Spasenka Andonova, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан