• сабота, 16 мај 2026

Është privuar nga liria shoferi i cili dje në Shkup me automjet "Seat" goditi një çiklist 13-vjeçar

Është privuar nga liria shoferi i cili dje në Shkup me automjet

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Një shofer 20-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria, për shkak se me automjet ka goditur një motoçikletë të drejtuar nga një 13-vjeçar, njoftoi MPB. 

Në SPB Shkup dje në orën 16:10 u njoftua se në rrugën "Koce Metalec" në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Seat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.P. (20) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një 13-vjeçar nga Shkupi.

Nga ky aksident, siç bëri të ditur MPB, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza".

Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Shkup, ndërsa shoferi A.P. është privuar nga liria sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës. fc/

Foto: MPB

 

 

Остани поврзан