• петок, 13 март 2026

Është marrë vendim për zgjedhjen e kontraktuesit për Sallën Universale, pritet që komisioni i shkallës së dytë të vendosë për ankesën

Është marrë vendim për zgjedhjen e kontraktuesit për Sallën Universale, pritet që komisioni i shkallës së dytë të vendosë për ankesën

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me procesin e rikonstruimit të Sallës Universale, tha se është marrë vendim për zgjedhjen e kontraktuesit dhe se pritet që të vendosë komisioni i shkallës së dytë në lidhje me ankesën. 

“Vlerësimi i dokumentacionit ka përfunduar, kemi marrë vendimin për të zgjedhur kontraktues , kjo ndodhi të hënën e kaluar. Pritëm dhjetë ditë, ditën e parafundit u paraqit një ankesë në lidhje me vendimin, dhe tani presim që komisioni i ankesave të shkallës së dytë të vendosë për atë ankesë. Herën e kaluar tenderi dështoi, këtë herë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, dhe nëse gjithçka shkon mirë, nuk e di në cilën seancë të komisionit të ankesave të shkallës së dytë do të merret vendimi, por sapo të merret vendimi, menjëherë do të vazhdojmë me nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e rikonstruimit, pasi që janë siguruar edhe mjetet për ndërtimin e Sallës Universale”, theksoi Lutkovi.

Tha se procesi i zgjedhjes së ofertuesve ishte shumë i hapur, dhe në thirrje ishin paraqitur vetëm dy kandidatë. 

“Është proces shumë i hapur. Shpresonim se do të kishte më shumë kandidatë për ndërtimin e Sallës Universale, por prapë kishte vetëm dy ofertues, njëri prej të cilëve, siç vendosi komisioni, që të mos keqkuptohemi, licencat e disa kontraktorëve pas zjarrit në Koçan ose u morën, ose u morën përkohësisht, por nuk i plotësonte kërkesat, vetëm një kompani i plotësonte kërkesat dhe morëm vendim që ajo të ishte kontraktuesi për Sallën Universale”, tha Lutkov.

Përndryshe, siç është bërë e ditur në thirrjen publike, afati për realizimin dhe përfundimin e gjithë objektit është dy vjet, ndërsa ai afat do të fillojë të rrjedhë 10 ditë nga dita e vendosjes në punë të operatorit ekonomik. 

Salla e re Universale do të ruajë formën e saj ekzistuese, por do të modernizohet plotësisht me kapacitet prej 1.200 vendesh, akustikë moderne dhe sisteme të reja teknologjike. Me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë strukturore të ndërtesës dhe rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesës, siç thuhet në tender, është planifikuar të ndërtohet strukturë e re çeliku me ndërtimin e themeleve të reja për kolonat e reja, strukturë e re çeliku për kupolën, ndërtimin e një fasade të re, mbulimin e kupolës me materiale të reja me efikasitet energjetik, si dhe kontrollin e fortësisë së betonit ekzistues dhe elementëve të përdorshëm të strukturës ekzistuese të çelikut. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан