• петок, 15 мај 2026

Çuçul: Nuk do ta komentoja vendimin për rastin me mazutin, KSHPK nuk është kompetente të ndërhyjë në punën e Prokurorisë

Çuçul: Nuk do ta komentoja vendimin për rastin me mazutin, KSHPK nuk është kompetente të ndërhyjë në punën e Prokurorisë

Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - KSHPK nuk është kompetente të ndërhyjë në punën e e Prokurorisë, tha sot kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Adem Çuçul, lidhur me vendimin e Prokurorisë publike për ndërprerjen e hetimit rreth furnizimeve të mazutit për TEC Negotinë.

Çuçul e përmendi nevojën për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve, KSHPK-së dhe Prokurorisë.

"Nuk do të komentoja vendimin e Prokurorisë Publike për rastin me mazutin, duke marrë parasysh se Komisioni shtetëror nuk është kompetent të ndërhyjë në punën e Prokurorisë. Ne jemi të qëndrimit se duhet të ketë bashkëpunim më të madh midis organeve të tilla, siç janë Komisioni dhe Prokuroria, veçanërisht në fazën e përgatitjes së iniciativave, në mënyrë që ato të jenë më të qëndrueshme", tha Çuçul, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është i befasuar nga një vendim i tillë i Prokurorisë.

Dhe në lidhje me iniciativën e KSHPK-së për rastin me mazutin, që u refuzua, Çuçul theksoi se i tillë është vendimi i Prokurorisë.

"Ky është vendim i Prokurorisë, ndërsa edhe iniciativa ishte gjithashtu nga përbërja e mëparshme e KSHPK-së. Nuk do të komentoja vendimin e Prokurorisë", tha kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан