• сабота, 16 мај 2026

Çellsi shkarkon Roseniorin

Çellsi shkarkon Roseniorin

Londër, 22 prill 2026 (MIA) – Skuadra e Çellsit e ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior pas një serie të dobët rezultatesh që mund ta vë në dyshim kualifikimin në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi i Roseniorit erdhi një ditë pasi klubi londinez pësoi disfatë me rezultat 3-0 si mysafire kundër Brajtonit, e që është humbja e shtatë e Çellzit në tetë ndeshje.

Skuadra tani është shtatë pikë prapa Liverpulit e cila gjendet në vendin e pestë dhe ka një ndeshje më pak.

“Në emër të të gjithëve në Çellsi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Liamin dhe ekipin e tij për të gjitha përpjekjet gjatë kohës së tyre në klub. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rezultatet dhe performancat e fundit kanë rënë nën standardet e kërkuara dhe ka ende shumë punë për t'u bërë këtë sezon”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kallum Mekfarllan do të marrë detyrën e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан