Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali realizoi takim me përfaqësuesin e BEI-së, Bjorn Gabriel
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali sot priti në takim përfaqësuesin e Bankës evropiane për Investime (BEI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bjorn Gabriel.
Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali sot priti në takim përfaqësuesin e Bankës evropiane për Investime (BEI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bjorn Gabriel.
Siç ceket në kumtesën nga Kabineti i minsitrit të Çështjeve Evropiane, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe EIB-së, si dhe për përshpejtimin e realizimit të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
"Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve në fushën e infrastrukturës, energjisë, mjedisit dhe mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", ceket në kumtesë.
Zëvendëskryeministri Sali theksoi rëndësinë e rolit të EIB-së si partner kyç në avancimin e zhvillimit ekonomik dhe në mbështetjen e agjendës reformuese dhe integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i BEI-së, Gabriel, konfirmoi gatishmërinë e Bankës për të vazhduar mbështetjen dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në projekte strategjike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Foto: Kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane