• сабота, 16 мај 2026

Zyrtarisht hapet eko-aksioni i gjashtë Fundjava për pastrim të përgjithshëm

Zyrtarisht hapet eko-aksioni i gjashtë Fundjava për pastrim të përgjithshëm

Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Eko-aksioni fundjava për pastrim të përgjithshëm sot zyrtarisht do të hapet me konferencën për shtyp pas Qeverisë pranë kejit të lumit Vardar.

Siç citohet në kumtesën e organizatorëve sot, nesër dhe pasnesër për të gjashtën herë do të mbahet eko-aksioni vjetor dhe më masiv në vend dhe gjithë Ballkanin - fundjava për pastrim të përgjithshëm.

Nga atje shtojnë se eko ngjarja rekorde mobilizon dhjetëra mijë vullnetarë nga 80 komuna, 600 organizata, institucione publike dhe kompani private.

Në takimin me mediat, shtohet në kumtesë, do të marrin pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, ambasadori i Austrisë, Martin Pamer dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha.

"Ky është operacioni më i madh logjistik deri më tani për mbledhjen e mbeturinave dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët. Fundjava për pastrim të përgjithshëm u shndërrua në një traditë kombëtare vjetore e cila dëshmon se kujdesi për atdheun mund të bashkojë njerëz nga mjedise të ndryshme shoqërore, kulturore dhe publike", thuhet në kumtesë.

Aksioni do të zhvillohet tre ditë në të njëjtën kohë në më shumë se 500 lokacione, në 80 komuna në mbarë vendin. Këto eko aksione organizohen dhe kordinohen nga komunat në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Ngjarjen zyrtare për hapjen sot do ta udhëheq Qyteti i Shkupit me pastrimin e kejit të lumit Vardar. Eko aksioni është organizuar dhe ndarë në tetë ekipe, në segmentin nga lumi Lepenec deri te ura "Kiro Gligorov" do të sistemohen në anën veriore dhe jugore të lumit Vardar. Në bashkëpunim me Higjienën komunale dhe Parqe dhe Gjelbërime do të mobilizohen qindra vullnetare nga kompanitë private, institucionet dhe shkollat për ta pastruar zonën më të madhe të gjelbër dhe rekreative në kryeqytet.

Përveç të gjitha aktiviteteve për pastrim në terren, përmes bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF-it, eko-programi arsimor "Eko orë" zhvillohet në shkollat në mbarë vendin dhe në bashkëpunim me Fundjava për pastrim të përgjithshëm.

Eko aksioni është nismë vullnetare, ku pjesëmarrësit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe u bë aksioni ekologjik më i madh deri tani në vendin tonë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан